Aktivitetet

Bamboo Mayfest 2017

#Bamboo #MayFest është një festival i përvitshëm i muzikës dhe kënaqësisë që organizohet nga #Bamboo. Gjithçka fillojë spontanisht në vitin 2009, kur Bamboo & Friends organizuan

#Bamboo #MayFest është një festival i përvitshëm i muzikës dhe kënaqësisë që organizohet nga #Bamboo. 
Gjithçka fillojë spontanisht në vitin 2009, kur Bamboo & Friends organizuan një #MayFest party në plazhin e Ulqinit me një qëllim, për të festuar fillimin e verës dhe për të pasur një pushim relaksues dhe në të njëjtën kohë një vikend të çmendur në botën magjike të muzikës. Interesimi i madh i vitit të parë ishte motivim për ta organizuar këtë festë çdo vit. 
Pasi qe çdo vit e më shumë ka pas rritje të numrit të pranishmëve, sivjet në vitin e 9të të organizimit pritet të tejkalohet numri prej 4000 festivalistëve që ishin vitin e kaluar në #MayFest.
#BambooMayFest mbahet prej datës 28 prill deri me 1 maj në#BambooBeachBar në premisat e #HotelOtrant, në plazhin e madh të#Ulqinit, ku përveç pamjes së bukur të detit Adriatik edhe ofrohet infrastrukturë perfektë për festival. 
#HotelOtrant ofron komoditet të dhomave, ushqim të shijshëm dhe përveç aktiviteteve të festit, festivalistët mund të shfrytëzojnë Spa qendrën, pishinën dhe normal detin e zallin.
Përveç dj-ve nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria këtë vit do të performojë edhe Dj me renome botërore #JamieLewis nga Zvicra i cili njihet si pionier i muzikës house dhe themelues i produksionit të mirënjohur #PurpleMusichttp://www.purplemusic.ch/ 
#JamieLewis përveç bashkëpunimeve që i ka me artist të mëdhenj si Bob Sinclair dhe legjendën Prince, ai po ashtu ka performuar nëpër klube dhe plazhe të njohura të botës si dhe festivale të ndryshme. Me të drejtë jemi të entuziazmuar që kemi kënaqësinë që #JamieLewis do të jetë në mesin tonë për këtë #MayFest. 
Këtë vit në edicionin e 9të të #MayFestit së bashku me #JamieLewis do të dëgjojmë muzikë për kënaqësinë e të gjithëve edhe nga 
*Mr.Cool *M.i.M *Millok *Bannzz *Isne
*Kaddrok *Sixtynine *Mc Gazzda... etj TBA
Për qe keni me kalu mirë ju garanton Ministria e Kënaqësisë bashkë me stafin fenomenal të Bamboo-së dhe shoqnisë.

Stresin e leni në kufi.... Music, Good Vibes, Recharge, Barefoot Raving…
Shijoje pamjen e bukur dhe kce si mos me t’kqyr kërkush

Bamboo MAYFEST

KCE DATH OSE ME JADRANKA

Info:
Çmimi i dhomës në hotel
45 euro për natë për person
Gjysëm pansion. mëngjesi, darka, taksa turistike
Përdorimi i Spa Qendrës dhe pishinës së hapur 
Hyrja në MayFest

Çmimi në villa
35 euro për natë për person 
Gjysëm pansion. mëngjesi, darka, taksa turistike
Përdorimi i Spa Qendrës dhe pishinës së hapur 
Hyrja në #MayFest


Rezervimet bëhen në Bamboo Bar, Prishtinë
Tel +37744 454370 
+37744 639850

Comments