Aktivitetet

Weekendi në Vlorë

Në datën 21 tetor 2016 duke filluar në orën 1600 të pasditës (e Premte më 21 tetor) Aqua Njeri organizon vizitën 2-3 ditiore për në qytetin e Vlorës me

Përshëndetje dashamirë të botës ujore,
 
ju informojmë se AQUA NJERI tash e tutje do të organizojnë udhëtime 2 dhe 3 ditore për në pikat bregdetare anembanë rajonit.
 
Aqua Njeri është pjesë e organizatave të NJERI-t si: HikingNjeri, SnowNjeri, TennisNjeri etj., ndërsa aktivitetet e para të saj filluan në vitin 2009 përmes fotografive informative nga Ulqini.
 
Në datën 21 tetor 2016 duke filluar në orën 1600 të pasditës (e Premte më 21 tetor) Aqua Njeri organizon vizitën 2-3 ditiore për në qytetin e Vlorës me rrethinë.
 
Agjenda:
 
E Premte:
 
- Nisja nga Prishtina në orën 1600 të pasditës para fushave të tenisit në Breg të Diellit
- Arritja ne Vlorë
- Darka në hotelin REGINA - Radhime
 
E Shtunë
 
- Mengjesi në hotel
- Vizita në Vlorë
- Sipas deshirës mund të shfrytezohet dita në mënyrë të pavarur, në plazh ose të shetitje me anije etj.
- Darka
 
E Diele:
 
- Mengjesi
- Vizitë në Apolloni (pagesën prej 2-3 EU secili për veti)
- Vizitë në Elbasan
- Vizitë në qendrën tregtare TEG në Tiranë
- Kthimi në Kosovë
 
Çmimi për person është 55 EU dhe në të përfshihen:
 
Transporti
2 Darka
2 Fjetje në hotelin Regina
2 Mengjese
 
Për ta rezervuar vendin ju lusim të kontaktoni numrat:
045 834 141 dhe (viber) +386 49 248716 nga ora 1000 deri në orën 1900.

Comments