Aktivitetet

Vizitë 2 ditore në Sarandë

Në datat 24 dhe 25 Shtator 2016 duke filluar në orën 0500 të mengjesit (e Shtune më 24 Shtator) Aqua Njeri organizon vizitën 2 ditore për në qytetin e Sarandës me rrethinë.

Përshëndetje dashamirë të botës ujore,
 
ju informojmë se AQUA NJERI në bashkëpunim me agjensionin BENI REISEN tash e tutje do të organizojnë udhëtime 2 dhe 3 ditore për në pikat bregdetare anembanë rajonit.
 
Aqua Njeri është pjesë e organizatave të NJERI-t si: HikingNjeri, SnowNjeri, TennisNjeri etj., ndërsa aktivitetet e para të saj filluan në vitin 2009 përmes fotografive informative nga Ulqini.
 
Në datat 24 dhe 25 Shtator 2016 duke filluar në orën 0500 të mengjesit (e Shtune më 24 Shtator) Aqua Njeri organizon vizitën 2 ditore për në qytetin e Sarandës me rrethinë.
 
Agjenda:
 
E Shtunë:
 
- Nisja nga Prishtina në orën 0500 të mengjesit para fushave të tenisit në Breg të Diellit
- Vizite në Gjirokastër
- Vizite te Syri i Kaltër
- Arritja në hotelin Perla në Sarandë
- Darka
- Vizita në Sarandë
 
E Diele:
 
- Mengjesi
- Vizita në Ksamil
- Vizita në qytetin antik të Butrnintit (bileta hyrëse 2 EU)
- kthimi kah ora 1500
- arritja në Prishtinë kah ora 2300
 
Çmimi për person është 40 EU dhe në të përfshihen:
 
Transporti
Darka
Fjetja
Mengjesi
 
Për ta rezervuar vendin ju lusim të kontaktoni numrat:
045 834 141 dhe (viber) +386 49 248716
 
Biletat blihen në Agjensionin BENI karshi Santesë (aty ku janë agjensionet turistike) ose te fushat e tenisit në Breg te Diellit nga ora 17-19 deri në datën 23 Shtator (e Premte) në ora 1900.

 

 

Comments